“Jo më 3 mandate kryebashkiaku”/ Nga Dako te Mziu, kush rrezikon
Ndërsa PS do të diskutojë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve një interpretim për vendimmarrje nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përcaktimin ligjor, sipas të cilit ndalohet rikandidimi për kryetar bashkie i të gjithë kryebashkiakëve që kanë 3 mandate në drejtim, “BalkanWeb” publikon emrat e gjithë kryebashkiakëve rekordmenë, që ndoshta nuk do t’i shihni më në drejtim. Në total janë tetë të tillë.
E nisim nga më i përfoluri. Nëse një gjë e tillë miratohet, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, në detyrë që prej vitit 2006 do të duhet t’i thotë lamtumirë këtij posti. Po ashtu pas tij ikën edhe kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdiu, i cili e drejton bashkinë që nga viti 2007.
Ndër të penalizuarit pritet të jetë edhe kryebashkiaku i Policanit, Adriatik Zotkaj që qëndron në detyrë që prej vitit 2004. Pak më i hershëm se ai është edhe Gëzim Topçiu në Maliq, i cili drejton bashkinë nga viti 2000. Ai ka fituar zgjedhjet në vitin 2000, 2003, 2007, 2011 dhe 2015.
Ndërsa nga kampi i Partisë Demokratike, pritet të digjet Fiqiri Ismaili i Vorës, e drejton këtë bashki që nga viti 2003 dhe Xhelal Mziu i Kamzës.
LISTA

KOHA JONË SONDAZH

