Jo më kaos në Kuvend? Salianji: PD bashkohet për 2 javë, por Basha…

”Aksioni opozitar në Parlament e ka arritur qëllimin, ndaj duhet që të ketë një qasje të re”,-thotë deputeti Ervin Salianji. Për deputetin protesta e deputetëve arriti objektivin për të treguar se opozitës po i mohohen të drejtat në Parlament. Për këtë arsye pohon se duhen gjetur forma të reja, ku propozon takimet me qytetarët dhe protestat.

“Ka jo vetëm përpjekje por ka diskutime konkrete se cilat janë rrugët, unë besoj se jemi në fund të atij procesi dhe unë do bëj të gjitha përpjekjet e domosdoshme që të arrijmë të kemi një rezultat shume të shkurtër dhe pse jo të mos zgjasë më shumë se dy javë”.

Jashtë procesit të bashkimit të demokratëve duket se do të mbetet Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij. Për Ervin Salianjin, Basha nuk përfaqëson më popullin opozitar por është pjesë e qeverisë, ndaj kërkon të mos ketë negociata me të.

Procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës nuk e shikon si një pengesë, por kërkon prej të gjithëve që ta pranojnë realitetin dhe ish-kryeministrin si drejtues të partisë.

SHKARKO APP