Jo më në male, trafikantët synojnë qendrat për kultivim kanabisi
Shefi i sektorit kundër narkotikëve në Policinë e Shtetit, Rezart Velmishi, pohon ndër të tjera se trafikantët tentojnë të gjejnë forma të tjera të kultivimit të kanabisit. “Falë teknologjisë që përdorin, dronët, monitorimet ajrore me avionë-helikopterë deri në metodat speciale të hetimit që janë më të avancuarat jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë globin”.
Velmishi rendit dhe disa institucione që po e ndihmojnë policinë për të zbuluar banesat e kthyera në laborator kanabisi. “Jo vetëm me OSHEE, por mund të them me prefekturat, bashkitë, pushtetin lokal. Do të përmendja në mënyrë të veçantë bashkëpunimin me SHISH, SHÇBA, prokuroritë e rretheve”.
Ekspertët e sigurisë shprehen se grupet kriminale tashmë janë duke përdorur metoda të reja, për kultivimin e drogës në ambiente të mbyllura. Ervin Karamuço, shprehet se sugjeron për Policinë e Shtetit të bashkëpunohet me operatorët që bëjnë shitjen e sendeve që përdoren kryesisht për laboratorët e kanabisit.