Jo më vrasje në veriun e Shqipërisë, politikani vendos paqe mes dy fiseve. Firmoset pakti
Veriu i Shqipërisë është nën ”pushtetin” e bandave, por që ditët e fundit është vendosur paqe mes dy fiseve të njohura.
Gazetarja Klodiana Lala teksa ka dhënë lajmin e pajtimit mes dy personazheve të njohur, por pa dhënë emra shkruan se pajtimi është bërë në kishë, me ndërmjetësimin e një politikani vendor.
Sipas saj pakti tashmë është firmosur e se nuk do të ketë më atentate me dronë e avionë mes këtyre dy palëve. Nuk dimë të themi nëse Lala flet për ndonjë personazh të botë së krimit, por duke qenë se përmend atentate, kjo gjë nënkuptohet.
KOHA JONË SONDAZH

