Jo mjekim me receta WhatsApp-i/Manastirliu: Rimbursim dy paketave për Covid-19 në banesë

Rimbursimi ambulantor për të sëmurët nga Covid-19 që trajtohen në banesë, do të lehtësojë kostot dhe do të disiplinojë mjekimin në stadin e lehtë dhe të mesëm. Kështu tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp, teksa shtoi se kjo paketë është propozuar që të miratohet menjëherë. Manastirliu u bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta WhatsApp-i.

”Të dyja skemat e mjekimit janë pjesë e udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Mjeku i familjes e di kur trajtohen, si trajtohen, kur merret skema e parë e trajtimit, çfarë elementësh ka skema e parë apo e dytë, këtë e përcakton mjeku”, tha Manastirliu.

Teksa tha se këto paketa mbështetëse vijnë në momentin e duhur, nënvizoi se ”Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliard lekë në vit”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?