”Jo ndarje midis Bashës dhe Berishës”, ish-kryeministri: Kryetarin e kam mbështetur unë

Në fjalën para demokratëve të Fierit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk duhet të ketë një ndarje midis Bashës dhe Berishës. Po ashu ai pranoi se ka qenë mbështetje për kryetarin e PD-së.

”Janë shumë anëtarë të PD-së që janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës, por unë ju ftoj ju të mos pranoni asnjë lloj ndarje mes nesh, midis Bashës dhe Berishës. Ju jeni njerëzit e vlerave dhe lirisë, e të ardhmes së vendit.

Ata që kanë mbështetur Bashën, u them diçka: më shumë se çdo kush tjetër, Lulzim Bashën e kam mbështetur unë. Ju keni mbështetur kryetarin e PD-së, po ashtu edhe unë.

Asnjëri nga ne kurrë nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë i marrë peng në mënyrë absolute, do të mundej që pa konsultime dhe pa pyetur asnjë njeri, për të dorëzuar sovranitetin e PD-së. Ne kemi një fjalë të urtë: më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur”,-tha Berisha.

SHKARKO APP