Jo opozita, por eficienca e energjisë rrezikon integrimin, zbardhet Raporti

Nga 16 akte nënligjore dhe rregullore të detyrueshme në drejtim të eficiencës së energjisë, deri më tani janë miratuar vetëm 3 prej tyre”. Të dhënat i takojnë një raporti monitorimi mbi zbatimin e objektivave të eficiencës së energjisë, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike, i cili nxjerr në pah se sa e vonuar është Shqipëria në këtë drejtim.

Kjo edhe në kuadër të përgatitjes së hapjes së negociata në qershor të vitit 2019. Sipas raportit, anëtarësimi kërkon miratimin dhe zbatimin e të gjithë legjislacionit dhe standardeve përkatëse të BE-së, ku energjia dhe mjedisi përbëjnë dy prej sektorëve tepër të rëndësishëm.

“Strategjia aktuale e BE-së e vlerëson eficiencën e energjisë dhe përdorimin e energjive të rinovueshme si një prioritet për zhvillimin ekonomik të përgjithshëm të çdo vendi”,-thuhet në dokument.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që, si anëtare e Komunitetit të Energjisë vendi ynë është i angazhuar për të ndjekur këtë prirje, duke adoptuar legjislacionin në përputhje me direktivat e BE-së për Eficiencën e Energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në raport, ndër të tjera thuhet se në drejtim të hartimit të akteve nënligjore është bërë një punë e kënaqshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por kësaj situate nuk i përgjigjet me të njëjtën shpejtësi pjesa tjetër e institucioneve qendrore, siç është Këshilli i Ministrave.

Nisur nga kjo situatë, në raport renditen edhe disa rekomandime që lidhen kryesisht me shtimin e angazhimit të institucioneve përgjegjëse si dhe të rritet bashkëpunimi mes tyre.

Gjithashtu, ky sektor vuan nga mungesa e informimit dhe ndërgjegjësimit të vendimmarrësve rreth objektivave dhe zotimeve të marra e për pasojë konstatohet mungesë përgjegjësie. Për pasojë raporti kërkon rritjen e rolit të deputetëve për nxitjen e politikave dhe mekanizmave kontrollues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?