Jo precedentit të KRYEHAJDUTIT…!
Nga Kastriot Islami/
Edi Rama dhe pas tij të gjithë papagallët e Rilindjes kanë dalë këto ditë nëpër banaqet e televizoneve për të lëshuar drejt opozitës, me ulurima të neveritshme, “kërkesën” ose më saktë imponimin për DIALOG…
Edi Rama dhe papagallët e tij deklarojnë se kërkojnë DIALOG dhe jo NEGOCIM sepse s’ka as krizë dhe as arsye për negocim, por “thjesht për dialog” e madje këtë e shesin si tolerancë të madhe për hir të interesave të vëndit e të qytetarëve, për hir të hapjes së negociatave me BE… Edi Rama dhe papagallët e tij habiten se përse opozita s’pranon DIALOG….por kërkon negociata…
Edi Rama dhe papagallët e tij ja shesin ndërkombëtarëve këtë refuzim të opozitës si PRECEDENT… Edi Rama dhe papagallët e tij kërkojnë sikur të ishin sherrbudallenj të krijojnë idenë e normalitetit… Por si është e VËRTETA? Edi Rama i sëmurë për pushtet, së bashku me bandën e tij kanë blerë votat… Edi Rama i kompleksuar nga kriminelët, së bashku me bandën e tij kanë kërcënuar votuesit….
Edi Rama arrogant e eprves i sëmurë, së bashku me bandën e tij janë rregjistruar me zë e me figurë duke bashkëpunuar me mafian e kriminelët duke blerë votat me paratë e trafiqeve dhe të kanabisit… Edi Rama dhe banda e tij janë hajdutë të zgjedhjeve…. Prandaj maxhoranca e Edi Ramës dhe e 40 hajdutëve është ilegjitime, thënë ndryshe s’ka mbështetjen e sovranit për të qënë maxhorancë legjitime… Për rrjedhojë, Edi Rama si kryeministër dhe qeveria e tij s’janë legjitime, thënë ndryshe janë të zgjedhura nga një maxhorancë hajdute, pra e dalë nga votat e blera me paratë e korrupsionit dhe të krimit…
Po si mundet opozita të pranojë të dialogojë me KRYEHAJDUTIN dhe bandën e tij…? Precedent do të ishte pranimi i DIALOGUT me kryehajdutin, madje precedent i pamoralshëm… Precedent që to të kthehej në normalitet për të ardhmen nëse s’do të refuzohej e madje të ndëshkohej…. Precedent që do të ligjëronte hajdutin të vidhte gjithnjë zgjedhjet, të siguronte pushtetin e pastaj të impononte opozitën jo vetëm të pranonte rezultatin por edhe të dialogonte me kushtet e tij… Prandaj opozita kërkon negociata…dhe refuzon dialogun e imponuar nga kryehajduti e banda e tij… Negociata jo për pushtet në tavolinë por për rregullat që garantojnë zgjedhjet të lira e të ndershme…. Negociata me kushtin që ti hiqen mëlcitë nga qafa KRYEHAJDUTIT…të sëmurë e të droguar… Negociata për të mos lejuar KRYEHAJDUTIN të blejë përsëri votat, të marrë i vetëm timonin e tepsinë… Negociata që maxhoranca e ardhshme të jetë legjitime, që kryeministër të mos bëhet kryehajduti…
Shqipëria ka nevojë pikërisht për të ndërtuar këtë NORMALITET….dhe jo Precedentin e KRYEHAJDUTIT…