“Jo provime online” reagojnë studentët: I refuzojmë, kemi vështirësi dhe pamundësi ekonomike

Sezoni i provimeve online për studentët ka nisur thuajse në të gjithë universitetet në Shqipëri.

Studentët në një deklaratë kanë dalë kundër zhvillimit të provimeve online, duke argumentuar se kanë vështirësi dhe pamundësi ekonomike për faturat e internetit.

Ata shtojnë se vendimi është arbitrar dhe nuk ka marrë si konsideratë problematikat e studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Ky vendim, si shumë të tjerë̈, është arbitrar dhe nuk merr në konsideratë faktin që neve si studentë na mungojnë pajisjet e duhura elektronike dhe kemi vështirësi dhe pamundësi për të paguar ofertat e internetit. Në këto kushte, mësimi online ka qenë diskriminues dhe kështu do të jenë edhe provimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rektorët e universiteteve janë̈ leva të qeverisë, pa e çarë kokën në asnjë rast për të drejtat e studentëve. Ata kujtohen për studentët vetëm kur u duhet të vjelin tarifën si haraç. Vendimi për mënyrën e zhvillimit të provimeve duhej të merrej nga strukturat universitare, pas konsultimeve të gjera me studentët dhe pedagogët. Ky do të duhej të ishte thelbi i autonomisë dhe demokracisë universitare“, shkruhet në reagim.

Më poshtë deklarata e plotë:

U THEMI JO PROVIMEVE ONLINE

Të gjendur në një situatë me vështirësi të mëdha ekonomike dhe mungesë në qasjen në internet, duam t’u kujtojmë̈ edhe një herë, jo vetëm ministres, por edhe burokratëve universitarë se ne i refuzojmë̈ provimet online.

Ky vendim, si shumë të tjerë̈, është arbitrar dhe nuk merr në konsideratë faktin që neve si studentë na mungojnë pajisjet e duhura elektronike dhe kemi vështirësi dhe pamundësi për të paguar ofertat e internetit. Në këto kushte, mësimi online ka qenë diskriminues dhe kështu do të jenë edhe provimet.

Rektorët e universiteteve janë̈ leva të qeverisë, pa e çarë kokën në asnjë rast për të drejtat e studentëve. Ata kujtohen për studentët vetëm kur u duhet të vjelin tarifën si haraç. Vendimi për mënyrën e zhvillimit të provimeve duhej të merrej nga strukturat universitare, pas konsultimeve të gjera me studentët dhe pedagogët. Ky do të duhej të ishte thelbi i autonomisë dhe demokracisë universitare.

Në emër të të gjithë studentëve, ne do të vazhdojmë̈ ta ngremë̈ zërin kundër provimeve online, kundër tarifave dhe për rimbursimin e paketave të internetit.

Një̈ universitet që ka në krye sejmenë të pushtetit, është një universitet në krizë permanente. Ne duhet të luftojmë për ta ndryshuar atë.

Për universitetin!

Për shoqërinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?