Jo qese plastike, por nismat e qeverisë kanë dështuar disa herë
Nisma për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi në vend nuk është e re. Iniciativa u bë edhe më konkrete nën sloganin “Qesja e fundit”. Përmes kësaj iniciative synohej që Shqipërinë të kthehej në të parin vend në Europë pa qese plastike.
Dy vite më vonë, pas shumë afateve të shtyra e teksa nisma ishte mënjanuar, Kryeministri Rama do ta rihidhte për diskutim heqjen nga përdorimi të qeseve plastike.
Projektligji i vjetër, i cili rezulton të jetë ende në procedurë, vijon të endet sirtarëve të parlamentit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmendi 1 qershorin si afatin e fundit të përdorimit të qeseve plastike.