Jo testim për mësuesit? Tomini: Nuk vlen, ja si do të veprohet me nxënësit preken nga Covid-19

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor por ndryshe nga Kosova, qeveria nuk do të testojë për Covid-19 mësuesit. Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se testimi bëhet për shkak studimi dhe jo për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

”Nuk kemi ndjekur një strategji të depistimit masiv, kemi ndjekur një strategji ndjekje dhe gjurmim të kontakteve. Nëse do të testoheshin të gjithë mësuesit, 48 orë më pas një pjesë e tyre mund të shfaqnin shenja. Testimi është për efekt studimi dhe jo vijueshmërie. Nuk është element vlerësimi dhe kapjes në kohë të rastit”, tha Tomini.

Nga ana tjetër, ajo flet edhe për mënyrën se si do të veprohet në rastet kur do të identifikohen raste pozitive në klasa. ”Do të izolohen nxënësit që kanë pasur kontakt, jo e gjithë klasa. Nxënës të bankës para, pas dhe anash. Nëse kemi më shumë se një nxënës do të izolohet e gjithë klasa dhe do të monitorohen për dy javë”, theksoi ajo.

SHKARKO APP