“Jo TikTok për administratën”, nisma e PS shihet me skepticizëm

Shqipëria mund të ndalojë përdorimin e rrjetit “TikTok” nga punonjësit e administratës publike, pas dyshimeve se qeveria e Kinës po keqpërdor për spiunazh të dhënat. Por sa e mundur është kjo për t’u arrirë?

“Vendimi në letër është i duhuri. Drejt asaj duhet të shkojmë. Problemi është se në Europë apo SHBA, punonjësit e administratës kanë një telefon specifik pune që e jep punëdhënësi dhe ka mekanizma që te këta aparate të ndalohet përdorimi i TIK Tok. Në rastin e Shqipërisë punonjësit kanë telefona personale dhe kjo përbën problem”,-thotë eksperti i IT-së Besmir Semanaj.

Pamundësinë e zbatimit të kësaj nisme eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj e argumenton duke iu rikthyer sulmeve kibernetike nga Irani vitin e shkuar.

”Ne kishim drejtues publikë shumë të lartë që përdornin Gmail apo platforma të tjera-email dhe nuk përdorin atë zyrtar. Pra është totalisht “non sense” logjik. Në momentin që ne nuk kemi rrethim shtëpie apo dyer me mure të çara, deklarojmë se do të vendosim dyer të blinduara”,-tha më tej.

SHKARKO APP