Jo vaksinim kundër Covid-19, profesori tregon se si duhet të veprojë një grua shtatzënë
Në këtë gjithë këtë situatë të Covid-19, ka shumë pikëpyetje. Profesori Elias Mosialos, ka shpjeguar arsyen pse gratë shtatzëna nuk duhet që të vaksinohen kundër Covid-19. Sipas tij, problemi qëndron tek fakti se nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 në gratë shtatzëna, dhe nuk dihet se çfarë rreziku mund të përbëjë ajo.
”Përgjigja ka të bëjë me hartimin, jo vetëm të provave klinike të vaksinave të Covid-19, por të të gjitha studimeve mbi sigurinë dhe efikasitetin e produkteve medicinale. Nuk ka prova të pamjaftueshme për të sugjeruar përdorimin e vaksinave Covid-19 gjatë shtatzënisë, sepse gratë shtatzëna nuk u përfshinë në provat klinike”, tha profesori.
Rekomandimet
-Shtyrjen e vaksinave derisa të përfundojë shtatzënia.
-Nëse një grua zbulon se është shtatzënë pasi ka marrë dozën e parë, duhet t’i ketë dhënë fund shtatzënisë para se të marrë dozën e dytë.
-Nënat e reja gjidhënëse mund të vaksinohen.
-Gratë shtatzëna që konsiderohen se i përkasin një grupi me rrezik të lartë, për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë, duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të shtatzënisë.