Jo veç gjoba por edhe mbështetje ekonomike

Nga Fatmir Mediu

Të dashur miq! Se pari dua të falenderoj të gjithë mjekët dhe infermierët që po punojnë me vetmohim duke rrezikuar jetën e tyre për të shpetuar jetët tona.

Së dyti: Bashkimi Europian vendosi qe të mos lejohet për një periudhe 6 javore eksporti i paisjeve mjekësore.
Ky vendim i BE eshte një zile alarmi për shqiptaret dhe duhet të jete edhe për qeverinë shqipëtare dhe Ramen duke marrë në konsideratë faktin se pothuaise të gjithë spitalet tona private dhe shtetërore janë të varura në masën më të madhe nga këto paisje.

Në këte situatë pandemike që askush nuk parashikon se sa do zgjasë e sa njerëz do të infektohen, apo sa do kenë nevojë për asistencë mjekësore shohim që dy probleme kane dale në pah në Amerike dhe Europë.

Ato janë nevoja për:
-Sa me shumë kite dhe tamponë për këto teste
-Paisja me ”Ventilatorë” të cilet janë në mungesë të madhe në Europe, Turqi si dhe në Amerike, vende ku ka një diferencë të madhe ndërmjet kërkesës dhe mundësive.

Po Shqiperia??

1-Qeveria shqipëtare duhet në mënyre urgjente që masave për kufizimin e levizjeve të ndërmarrë urgjentisht veprime aktivitet për të siguruar furnizimet e nevojshme dhe të domosdoshme mjekësore për këtë situatë ku pothuajse të gjitha vendet prodhuese nuk duan të eksportojnë as ilace, as maska, as ventilatorë (respiratore) apo kite diagnostikuese.

2-Masat shtrënguese pa u shoqëruar me masa mbështetëse ekonomike nuk të cojnë drejt zgjidhjes. Qeveria duhet që vec gjuhes dhe veprimeve shtrënguese të krijoj mbeshtetje për njerëzit në nevojë dhe bizneseve sepse nëse do të kemi një krize ekonomike situata do të jete e pakontrollueshme.

Para pak ditesh Frédéric Kempe Presidnet i Keshillit te Atalntikut i kerkonte Presidnetit Trump te vere në levizje NATOn bazuar mbi artikullin 5 të aleances. Kjo eshte nje lufte për te shpetuar jeten e njerezve dhe perballe kesaj I vetmi pushtet dhe interes jane njerezit në nevoje.

Të gjithe jemi në nje llogore pavaresisht me pergjegjesi të ndryshme. Prandaj mirekuptimi dhe vendosja e interesave të shqiptareve në plan te pare eshte e domosdoshme.

*Duke lëne mënjanë pozicionin apo ndasitë politike është e domosdoshme që qeveria dhe politika ,të dëgjoje dhe të veprojë bazuar mbi mendimin e eksperteve te shëndetesisë, përvojave të vendeve të tjera për tu përballur me këtë pandemi.

*Të dëgjojmë mendimin e njerëzve të biznesit dhe njëkohesisht të vendimeve të vëndeve Europiane për të mbështetur ekonominë, biznesin dhe njerëzit në nevojë.

SHKARKO APP