Jo vetëm burg, dënime alternative – Gati ndryshimet në ligjin për ekzekutimin e vendimeve penale

Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka marrë në shqyrtim ndryshimet më të fundit ligjore në mënyrën e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ndryshimet kryesore u prezantuan nga Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, e cila tha se ato rregullojnë çështjet e të hetuarve në gjendje të lirë, personat në arrest shtëpie, si dhe raportet me policisë, prokurorisë e organeve vendore.

Një prej pikave më të rëndësishme ka të bëjë me aplikimin e dënimeve alternative, të cilat do zbatohen në rastet kur burgimi nuk është i domosdoshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet ligjore në mënyrën e ekzekutimit të vendimeve penale janë një prej paketave të fundit të Reformës në Drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?