Jo vetëm me gomone. Shqiptarët si turistë në Londër, shtohen kërkesat
Jo vetëm me gomone si emigrantë, por shqiptarët zgjedhin Londrën edhe si destinacion turistik gjatë fundjavës. Kompanitë turistike, thonë se kohët e fundit janë shtuar kërkesat e qytetarëve që zgjedhin kryeqytetin britanik për turizëm.
“Prej fillimit të fluturimeve direkte ne disa destinacione fluksi ka qenë i shumtë. kemi lëvizjë të lira drejt Europës, kërkesa pa fund për të vizituar Britaninë e madhe. tashmë është bërë normale që klientët duan të udhëtojnë drejt Britanisë ose në Londër”, theksoi Aurela Baholli.
Vetëm në një agjenci, gjatë një muaji nisën mesatarisht 90 turistë, për udhëtime 2 deri në 3 ditorë në Londër, kryesisht fundjavave. Maldivet është një tjetër destinacion, i cili është bërë më i preferuar për shqiptarët.
Sa i takon turistëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri, edhe për ketë vit, pritet të kemi shifra të kënaqshme. Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.882.007 duke u rritur 40,4%, krahasuar me vitin e mëparshëm.