Jo vetëm në ”Qyteti Studenti”, një pjesë e afganëve do të strehohet edhe në Berat

Vend strehimi për afganët nuk do të jenë vetëm godinat në ”Qyteti Studenti”, por edhe në Berat, përpos Durrësit dhe Tiranës. Sipas ”A2cnn”, puna përgatitore ka nisur prej disa ditësh dhe qyteti i ”një mijë e një dritave” është gati.

Po ashtu është koordinuar puna edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për staf mjekësor që do të ndjekë qytetarët afganë në Berat sa i përket problemeve shëndetësore që mund të shfaqin.

E njëjta gjë është bërë edhe me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes sa i përket garantimit të sigurisë.

Nga Bashkia e Beratit pohojnë se ende nuk kanë marrë nga autoritetet qendrore një shifër të saktë të personave që do të strehohen në qytet.

 

SHKARKO APP