Jo vetëm vaksina, mjeku tregon antiviralin që ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë

Shtetet e botës janë garë për të siguruar vaksinën për koronavirusin, që do të mund të kthente në normalitet jetën e qytetarëve të tyre.

Por mjeku, Kita Sallabanda, thotë një ilaç eksperimental antiviral po shihet si shumë premtues për të mos varur shpresat vetëm te vaksina.

Ilaçi merret me anë të rrugëve orale dhe  parandalon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orëve.

Sallabanda: Në Xhorxhia SHBA është zhvilluar i pari medikament antiviral  ndoshta do të futet në përdorim në muajin maj të këtij viti pasi të kalojë të gjithë kontrollet. Është molnupiravir i ri që është një antiviral që po studiohet, ka dhënë efekte, është në fazën e 2-3 të studimit, janë studime shumë të avancuara dhe që ka disa karakteristika. Që në 24 orët e para ndalon përhapjen e sëmundjes, shkurton kohën e sëmundjes së të sëmurit dhe atë të sëmurë rëndë përmirësohen në mënyrë të dukshme. Është i vetmi mjekim që është në studim të fazës së tretë që po na jep efikasitet në trajtimin e Covid 19. Kur doli ky studim thamë se kjo do të ndryshonte rregullate lojës, nuk mbetemi  vetëm te vaksina por edhe elementë të tjerë.

Sa i takon vaksinën, mjeku thotë për Ora News se nuk është zgjidhja më e mirë që do të kishim por është e vetmja që kemi.

Sallabanda: Vaksina nuk është më e mira, por është më e mira që njohim deri tani. Pa vaksinë nuk mund të ecim dot përpara.Problemi është sa garanaci kemi. Është bërë me hapa të shpejta.Do ta shohim me kohën. Ajo që shkruajnë shkencëtarë që janë marrë me vaksinën thonë që ekziston një risk që të sëmurët që janë vaksinuar mund ta shpërndajnë këtë sëmundje por duhet parë se në çfarë shkalle.

Për të shpëtuar nga pandemia, Sallabanda thotë se nuk mjafton vetëm vaksinimi i Europës.

Sallabanda: Europa mund të vaksinohet por duhen vaksinuar të gjithë kontintentet. Nuk mjafton që të vaksinohet vetëm Europa. Deri sa të arrijmë në 70% e popullatës së vaksinuar duhet të mbajmë të gjitha masat që kemi mbajtur deri tani.

SHKARKO APP