Jo zaptim të zonës publike në plazh, Lleshaj: Ndërhyrje me “dorë të hekurt”

Në takimin e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për qarkun e Vlorës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ministria e rendit ka angazhuar strukturat për nisjen e operacionit në të gjithë vijën bregdetare për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

“Nuk mund të pranohet asnjë person, i cili zapton bregun dhe nuk paguan asnjë cent, që nuk ka asnjë letër. Nuk mund të kthehet në xhungël urbane pjesa më vitale e Shqipërisë, dhe për këtë jeni ju përgjegjës, secili nga një këndvështrim i caktuar. Më duket se pikërisht ngaqë jemi kaq shumë përgjegjës, ngelet jetime përgjegjësia. Se edhe dy vetë do të mjaftonin për ta vënë nën kontroll gjendjen e këtij bregdeti; dy jo tre, 2! Një polic dhe një inspektor. Kështu që dua t’ju njoftoj që java që vjen do të jetë javë veprimi nga të gjitha strukturat, me qëllim që këtu në këtë bregdet të operohet vetëm në bazë të ligjit. Të mos ketë as zaptues, as grabitës. Sepse, nëse do ta lejomë këtë gjendje, atëherë do të jemi të detyruar t’i përgjigjemi pyetjes: A jemi të paaftë për të vendosur gjendjen? Apo nuk duam ta rivendosim gjendjen aty ku duhet?”,-tha ministri.

Më tej, ai shtoi se e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë, është ushtrimi i përgjegjësive, rivendosja e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë.  ”Java që vjen është afati i fundit për këtë qëllim. Nëse ne nuk do të arrijmë që brenda javës që vjen, të jetë rivendosur gjendja, do të ketë dy mundësi: ose do të ketë përgjegjësi penale, për shpërdorim detyre dhe korrupsion për personat, që nuk kanë ushtruar përgjegjësinë e tyre dhe, nëse kjo nuk ndodh, do të keni një drejtor policie mangut këtu. Pra, duhet të gjejmë një drejtor tjetër të policisë. Qoftë në qendër këtu në Vlorë, qoftë në Drejtorinë e Krimit Ekonomik. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Është turpëruese dhe e papranueshme gjendja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ministri ka folur edhe për çmimet në plazhet e jugut, ku edhe këtë sezon janë të kripura. ”Nuk flasim për diçka të vogël por flasim për një industri të tërë, biznes të tërë, i cili gjeneron shumë të jashtëzakonshme financiare. Një shezlong ose çift shezlonesh në bregdetin për të cilin bëhet fjalë, kushton afërsisht sa një dhomë hoteli në një hotel të mesëm në Europë. Pra shkon deri në 50 euro, shkojnë çmimet e këtyre, ka edhe tjetër, por deri atje shkon. Nuk po flasim për gjëra të vogla por flasim për gjëra shumë të rëndësishme, të cilat nuk janë në administrim, megjithëse kemi një armatë të tërë personeli i cili duhet të mbajë këtë përgjegjësi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?