John Bolton: Kërcënimi i Trump për tërheqje nga NATO duhet të merret shumë seriozisht
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, John Bolton thotë se kërcënimi i Donald Trump për t’u tërhequr nga NATO duhet marrë seriozisht. Sipas tij, presidenti i zgjedhur amerikan nuk i beson NATO-s dhe se nuk e kupton parimin e një aleance mbrojtëse.
Pavarësisht retorikës së fortë të Trump, ai tha se njerëzit duhet ta marrin kërcënimin e tërheqjes së NATO-s “shumë seriozisht”.
“Ai në thelb mendon se ne po mbrojmë Evropën, nuk marrim asgjë prej saj. Ata nuk paguajnë asgjë. Çfarë ka për ne? Është e njëjta pikëpamje që ai ka me aleancat tona me Korenë e Jugut dhe me Japoninë. Unë jam shumë i shqetësuar për këtë.”, u shpreh ai.