Jorgo Goro arresohet me urdhër nga SPAK, Bardhi kërkesë Nikollës për mandatin e Xhaçkës

Këtë të hënë, kreu i grupit parlametar të PD dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të rifusë në procedurë parlamentare zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket legjitimitetin e mandati të Olta Xhaçkës.

“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vite, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik te mazhorancës socialiste për çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve te mazhorancës dhe pengimit të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Bardhi.

Opozita kërkon ndërprerjen e mandati të Olta Xhaçkës me argumentin se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorin strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi të Himarës, pronë kjo që është edhe arsyeja se përse kryetari në detyrë Jorgo Goro përfundoi prapa hekurave i akuzuar për shpërdorim detyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara”, vijoi Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?