Jorida Tabaku apo Majlinda Bregu mund të zëvëndësojnë Bashën në krye të PD?

Pas 6 marsit Berisha ka marrë vrull dhe deri diku me të drejtë. Ai provoi se është mazhorancë në PD. Por kjo nuk mjafton për të rrëzuar Kryeministrin Rama. Problemi te opozita dhe te populli antiRama nuk shtrohet se kush ka me shumë vota në PD, se ajo u pa edhe gjatë Foltores, u vertetua me 6 mars, por duhet një figurë përbashkuese në një PD te vetme.

Në momentin që pritej nga Berisha si fites në të djathtën që të thoshte se nuk do te kandidoj, por le të bashkohemi me votime me dy apo tre emra në bazën e PD; ai doli dhe tha se do te jetë kryetar i PD-së.

Nëse Basha duhet të ikë nga kryetar, duhet edhe Berisha të mos kandidojë, pasi kthehemi në vendnumëro, që do të thotë se nuk vijnë kurrë në pushtet.

Sot gjykata e Tiranës me një hile politike të diktuar nga kryeministri dha vendimin se njeh Bashën si kryetar dhe nuk regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 te Berishës. Ndaj duket se Basha do të ikë dhe se po luhet për dy emra nga PD për kryetar. Majlinda Bregu dhe Jorida Tabaku.

Majlinda Bregu e lëshoi një sinjal se do ta pranonte kandidimin për kryetare, ndonëse është në një detyrë shumë të mirë nga BE për Ballkanin Perëndimor.

“Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur. Sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam.

Nuk dua të mos lë gjurmë kudo dhe çfarëdo detyre që të kem. Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, u shpreh Bregu në një intervistë në A2CNN.

Por edhe Jorida Tabaku mbetet në lojë. Ajo është një politikane korrekte dhe e pa akuzuar, bile stoike kundër qeverisë Rama.

Sidos të vijë zgjidhja në PD e sotme që mbajti vulën dhe Selinë Blu, përsëri nuk është zgjidhje pa Berishën. Por edhe vetëm Berisha nuk sjellë fitoren.

Ndaj duhet një komision përbashkimi mes palëve ku vendoset që Basha ikën, por as Berisha nuk rikthehet.

SHKARKO APP