Jorida Tabaku: Më e keqja në vitin 2020, prishja e Teatrit!

Nga Jorida Tabaku-

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë sprovash për Shqipërinë. Shume ngjarje e shenjuan kete vit, por per mua ngjarja me e keqe ishte prishja e Teatrit.

Në mesin e pandemisë, kur shumica e shqiptarëve po respektonin vendimet e qeverisë për të shmangur grumbullimet e për të kufizuar përhapjen e virusit, kjo e fundit hajdutëshe vendosi të dërgojë policinë dhe makineritë e rënda që shembën godinën e Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një godinë që ishte kthyer jo vetëm në një simbol të rezistencës kundër grabitësve të publikes dhe shkatërruesve të privates, por njëkohësisht edhe një simbol i traditës dhe identitetit të një qyteti të vendosur në morsën e babëzisë, një një pandemi më e hershme se sa kjo e koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mëngjesin e 17 majit 2020 fadromat goditën një godinë që për vite u mbrojt nga qytetarët dhe aktivistët. E goditën pa mëshirë, me etjen për të grumbulluar sa më shumë pushtet dhe për të skllavëruar qytetin që na rriti.

Zgjodhën pikërisht 100 vjetorin e kryeqytetit për të njollosur Tiranën dhe për t’i hequr asaj një tjetër rruazë të historisë dhe identitetit.

Por, pas vështirësive padyshim që vjen lehtësimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?