Jorida Tabaku: Shqipëria po mbahet peng nga Edi Rama

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku komentoi vendimin e BE për të mos nisur negociatat me Shqipërinë.

Ajo tha gjatë intervistës për Syri.net se vendimi nuk është për Shqipërinë, por është vetëm për Edi Ramën.

“BE na ka shtuar kushte të reja, të paprecedenta, në mënyrë që ne t’i bashkohemi BE-së. Këto kushte lidhen me Ramën – nisja e menjëhershme e procedimeve penale ndaj gjithë atyre që dyshohen se janë përfshirë në blerjen e votës dhe manipulimit të zgjedhjeve”- u shpreh Tabaku.

Ish deputetja tha se qëllimi kryesor i politikës së jashtme shqiptare për një gjeneratë të tërë ka qenë bashkimi me BE.

“Tani, që i kemi shkuar kaq afër dhe kur shumë nga fqinjët tanë i janë bashkuar, Shqipëria mbahet peng nga një njeri. Nga korrupsioni i tij. Me manipulimin e zgjedhjeve prej tij. Dhe nga lidershipi i tij i dështuar.”- u shpreh Jorida Tabaku.

SHKARKO APP