José Mourinho trajner i Shqipërisë në Euro 2016!

 

Nga Londra vjen parashikimi gazmor. Gazetari i “Daily Mail” Peter Oborne ka bërë si çdo vit parashikimet e tij të çmendura për vitin e ri. Në artikullin e publikuar në “Daily Mail” shkruhet se Jose Mourinho do të marrë stolin e Shqipërisë për Euro 2016 dhe do të mposhtë Anglinë me penallti, në një fazë finale të Kampionatit Europian.

Parashikimi i Oborne shkon edhe më tej.Ndër parashikimet e gazetarit Oborne është edhe dalja e Britanisë nga BE-ja.

Po sikur parashikimi i Peter Oborne të dalë i vertetë?! A është e vertetë se Presidenti i Federatës së Futbollit Armando Duka do të udhëtojë drejt Londrës për të biseduar me trajnerin e famshëm Mourinho, i cili është larguar nga Chelsea dhe për mometin nuk ka skuadër, ndonëse po flitet për Real Madrid dhe Manchester United? Një spektakël i paparë dhe reklamë botërore në rast se Duka e lidhë fijen drejt Morinjos, pasi De Biasi po bën paksa naze për shumën e kontratës me FSHF e ndaj 3 milion eurot më mirë i jepen Murinjos sepse jo vetëm të bën reklamë falas Shqipërisë, duke u bërë kryelajmi në botë, por edhe mund të bëjë surpriza me kombëtaren tonë. Bile edhe sikur të kërkonte 5 milion euro Murinjo ia vlen, pasi De Biasi e arriti kulmin e nuk ka se ç'të jap më në futbollin shqiptar. Shqipëria e bëri të njohur De Biasin, kurse Murinjo na kthen në kryelajm.

Ndonëse me humor e ka thënë gazetari i "Daily Mail", porse nga shaka kalohet edhe në të vertetë! Ndaj Armando Duka po mendon nisjen për në Londër… Ndërkohë De Biasi po interesohet nëse kjo shaka mos kthehet në realitet !

SHKARKO APP