”Joshin të rinj të vetmuar”, gazetarja: Një i ri u gjet i vdekur në pozicion lutje
Kohët e fundit në vend kanë ndodhur ngjarje të çuditshme. Njërin prej tyre e ka treguar gazetarja Anila Hoxha. Ajo foli për rastin e vdekjes së një 32-vjeçari në rrethana misterioze. Siç tregoi gazetarja, bëhet fjalë për një të ri, Gerti S, i cili ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, dhe grupet e hetimit edhe sot nuk dinë të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
I riu ishte ekonomist dhe pasi nisi të frekuentonte një sekt të caktuar filloi të ndryshonte sjellje. Familjarë të tij i kanë treguar Hoxhës se ai filloi të mos konsumonte më produkte me origjinë shtazore, dhe kërkonte që në shtëpi të konsumoheshin vetëm produkte me natyrë bimore.
Hoxha thotë se ky është rasti i pari i vdekjeve të dyshimta që ajo ka hasur në kryeqytet, duke sjellë në vëmendje rastin e familjes Josufi në Kombinat dhe atë të 23-vjeçares Evgjeni Baxho. “Gerti është i pari që ka humbur jetë në rrethana misterioze, të pa hetuara. Kanë ardhur vërdallë dhe si kanë dhënë përgjigje”,-tha gazetarja për emisionin ”Abc e Mëngjesit”.
Brenda një periudhë 1-vjeçare, janë regjistruar të paktën tre raste vetëflijimi në rrethana të dyshimta. Rasti i parë që tronditi opinion ishte ai i familjes Josufi në Kombinat, kurse së fundmi ndërroi jetë në rrethana misterioze një 23-vjeçare Evgjeni Baxho. Eksperti Ervin Karamuça, thotë se në shënjestër të këtyre grupeve janë njerëz të rinj, pa mbështetje dhe me probleme ekonomike.
”Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët. Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite”,-tha eksperti për Baxhon.