Jozefina Topalli: Mbrojtja e Sali Berishës, në fakt është mbrojtje për lirinë dhe të vërtetën

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dalë në mbrojtje të Sali Berishës, pavarësisht akuzave për korrupsion që ka ngritur SPAK. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se mbrojtja e Sali Berishës, në fakt është mbrojtje për lirinë dhe të vërtetën.

Postimi i plotë

Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla; në skadencë të afateve ligjore, në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës, në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari.

Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar. Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit.

E thënë ndryshe: Duan të zevendesojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve. Tamam si në 1945! Kjo nuk është çeshtje për kryetarin Sali Berisha. Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve. Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë. Tamam si në ’45”

SHKARKO APP