Jozefina Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës

Teksa na ndajnë 53 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka prezantuar këtë të martë kandidatët për deputetë të partisë që ajo drejton, për qarkun e Lezhës dhe të Dibrës.

Ajo që vihet re është se kandidatët e prezantuar në qarqet e mësipërme sikurse ata të prezantuar në qarkun e Tiranës janë kryesisht intelektualë me bindje të djathta.

“Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persekutuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.”, tha Topalli.”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?