Ju bashkua PS-së, por Reme Lala bëhet ”opozitare” (FOTO)

Deputetja e PDIU-së, Reme Lala deklaroi pak ditë më parë se i bashkohet PS-së, por në votimet e seancës së djeshme për projektligjin për shembjen e Teatrit, ajo nuk ka marrë pjesë.

Siç duket edhe nga lista e deputetëve që kanë votuar pro, kundër, ose nuk kanë marrë pjesë në votim, të publikuar në faqen zyrtare të parlamentit, Reme Lala nuk klasifikohet te deputetët që kanë votuar as pro e as kundër këtij projektligji.

Këtë herë, ajo renditet në listën mes deputetëve të opozitës që nuk kanë marrë pjesë në votim në shenjë proteste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për dy deputetët e tjerë të PDIU-së, Elena Xhina dhe Dritan Bici, të cilët kanë votuan pro shembjes bashkë me socialistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?