“Ju flet Moska”: Durrësi dhe Tirana, shënjestra të raketave iraniane

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj analizoi pasojat që mund të ketë vendi jonë nga vendimi i një dite më parë i presidentit të SHBA-së Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Myftaraj: Dje ka pasur një ngjarje ndërkombëtare e cila veçanërisht duhet të kishte një rëndësi për shkak se na prek ne. Presidenti i SHBA, Donald Trump, anuloi marrëveshjen bërthamore me Iranin të arritur nga paraardhësi i tij Obama.Me këtë akt vendosen dhe sanksionet  bërthamore ndaj Iranit. Kjo është diçka që na prek ne si pjesë e marrëveshjes tashmë të shfuqizuar.

Irani do mbyllte sytë dhe do të pranonte me pak zhurmë sa për të larë fytyrën që SHBA të zgjidhnin një problem të bezdisshëm, muxhahedinët iranianë, opozitarët ndaj regjimit në fuqi në Teheraën, duhet të gjenin strehim diku pasi të largoheshin nga Iraku dhe u gjet strehimi në Shqipëri.Ardhja e muxhahedinëve në Shqipëri ka pasur miratimin e Iranit të arritur në bisedimet e fshehta me SHBA. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemi është se me prishjen e marrëveshjes bërthamore mes SHBA dhe Iranit ka një kërcënim për sigurinë tonë.Irani është i lirë nga çdo fjalë që ka dhënë për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri.Ashtu siç goditen bazat në Siri, nuk është e çuditshme duhet të jemi të përgatitur të presim goditje jo terroriste por drejtëpërdrejtë nga Irani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?