“Ju flet Moska”: Kë akuzon Rama për konspiracion për rrëzimin e qeverisë?

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme deklaratën e tre ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën për konspiracion për rrëzimin e  qeverisë me audiopërgjimin “Babale”.

Myftaraj: Kryeministri Rama pardje përdori një shprehje duke folur në kontekstin e  skandalit të emërtuar Babale, e cila nuk ishte dëgjuar që prej vitit 1990 në Shqipëri. Madje dhe diçka më herët.

Konspiracion për rrëzimin e qeverisë tha Rama. Konspiracion është e barazvlefshme me komplot. Kjo fjalë nuk u përdor më në Shqipëri që prej vitit 1982. I fundit ishte ai i Mehmet Shehut, Kadri Azbiut. Pas 1990 asnjë kryeministër nuk ka folur për konspiracione dhe komplote për rrëzimin e qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kë akuzon kryeministri Rama për konspiracion? Ai nuk e thotë. Nuk mund të akuzohet opozita për konspiracion për rrëzimin e qeverisë. Konspiracion quhet një marrëveshje e fshehtë, opozita e ka shpallur se dëshiron të rrëzojë qeverinë kur të mundet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama është një njeri që nuk i përdor fjalët më kot. Ua di mirë kuptimin, madje në disa gjuhë. Rama po akuzon për një marrëveshje të fshehtë opozitën +segmente brenda PS+ shërbime të fshehta të huaja.

Ai nuk i trembet Babales por atyre çështjeve që do dalin. As Adil Çarçani nuk ka folur për konspiracion për rrëzimin e qeverisë së tij. I fundit që ka folur për konspiracion ka qenë Enver Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?