Ju merren gjithë të dhënat. Ja formulari i gjobës nëse dilni pa leje nga shtëpia
Qytetarët e kanë të ndalur të dalin nga shtëpia, për shkak të masave të marra kundër koronavirusit.
Që prej ditës së djeshme, qytetarët do të mund të dalin vetëm me leje, të cilët mund ta marrin përmes portalit “e-albania”, dhe ku lejohet të aplikojë vetëm një pjesëtar i familjes.
E gjitha kjo është bërë për të shmangur kontaktet sociale, si një ndër shkaqet kryesore të përhapjes së pandemisë. Nëse qytetarët do të shkelin masat e qeverisë, ata do të gjobiten nga policia.
Më poshtë gjeni formularin e gjobës, nëse qytetarët do të kapen në rrugë pa leje-daljeje për pazar apo për ndonjë shërim tjetër jo emergjent, në të cilin shihet se do të jepen gjithë të dhënat e atij që shkel masat.