Ju mungoi vëllai i vogël në takim me liderët e Ballkanit? Rama ”injoron” Kurtin: Nuk shoh asnjë interes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me refuzimin e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti në takimin joformal të liderëve të Ballkani. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ftesën e kishin të gjithë, kush deshi erdhi dhe kush nuk pati mundësi nuk erdhi.

“Plani do të integrohet me atë se çfarë kemi. Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi dhe kush nuk mundi nuk erdhi”,-tha Rama.

Sipas qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e kishte njoftuar homologun Edi Rama që nuk do të merrte pjesë në këtë takim për shkak se e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI në Greqi.

SHKARKO APP