Jul Deda thumbon Ramën: Ku i gjeti lekët tani apo halli i karriges?
Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka thumbuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me rritjen e pagave për mjekët dhe për mësuesit.
Me tone mosbesimi dhe ironie, Deda ngre dyshime në lidhje me këtë vendim të kryeministrit Rama.
“Pse u kujtua pikerisht tani, qe Shqiperia eshte ne borxh deri ne fyt? Ku i gjeti leket ne kete kohe, qe eshte periudha me e erret ekonomike qe ka perjetuar ndonjehere ky vend?”- shkruan ndër të tjera Julian Deda.
Postimi i plotë:
Edi paska vendosur te rrise me 40% pagat per mjeket dhe 15% per mesuesit. Ne parim me pelqen, por duke pare historikun qeverises te rilindjes duket qarte qe eshte nje hile e ndyre elektorale.
Kishte 8 vjet kohe por nuk i shkoi ndermend te rrise asnje qindarke, duke detyruar mbi 900 mjeke dhe mbi 2000 infermierere te zhduken nga nga syte kembet.
Pse u kujtua pikerisht tani, qe Shqiperia eshte ne borxh deri ne fyt? Ku i gjeti leket ne kete kohe, qe eshte periudha me e erret ekonomike qe ka perjetuar ndonjehere ky vend?
Ka vetem nje pergjigje: vota, karriga e tij, sapun per djath, deshire histerike per te qendruar ne pushtet.
Shpresoj qe shqiptaret te mos mbajne mend fundin e sheqerosur te nje procesi te gjate dhe dramatik.