Julian Deda: Kryeministri po përdor persona me aftësi të kufizuar në fushatë

Aktori i mirënjohur Julian Deda denoncon përmes faqes së tij në Facebook, atë që ai e quan përdorim të për fushatë nga Rama të personave me aftësi të kufizuara. Deda i referohet një foto që Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook para dy ditësh, ku shihet që në kokën e qethur të një të riu është mbishkrimi PS. Deda shkruan se ky i ri është një person me aftësi të kufizuara dhe i kanë ofruar para për të qethur kokën dhe për të bënë shenjat PS dhe LSI. Më poshtë shënimi i plotë i Dedës.

"Foto of the night" e Kryeministrit…!
A e dini z. Kryeminister, se ky djale, koken e te cilit e keni hedhur ne faqen tuaj, eshte nje djale 24 vjeç me inicialet A. K. 
A e dini z. Kryeminister, se ky djale eshte me aftesi te kufizuara dhe eshte shfrytezuar ne menyre abuzive ne favor te fushates se PS duke i ofruar para (euro) per te qethur koken, lart PS dhe mbrapa LSI. 
Nevoja per te reklamuar simbolet e partise perkatese eshte e natyrshme, por kur kjo kthehet ne babezi dhe perçmim nen moton "na duhen vota me çdo kusht" shkelen disa parime qe ne i quajme "parime njerezore".

SHKARKO APP