Julian Deda voton për herë të parë?!

Edhe artistët votojnë kandidatin e tyre të preferuar, por kur vjen puna tek Julian Deda, vota bëhet edhe më “e zhurmshme” për vetë faktin se ai është i aktivizuar në Partinë Demokratike dhe e mbështet fuqishëm këtë forcë politike. Por ajo çfarë ka “çuditur” ditën e sotme është se aktori i njohur i “GrandHotel2XL” sot ka votuar për herë të parë. Këtë të paktën ka lënë të nënkuptohet në një postim në Facebook që ka bërë gjatë ditës së sotme, në të cilin ka shkruar: “Hera e parë që votoj edhe për veten. Votova numrin 15, që të jem edhe unë një nga anëtarët e rinj të këshillit bashkiak të Kryeqytetit”, është shprehur Deda: “P.S. Kur votokerke edhe për vete, t’u bëkërka mishi puçkurriza-puçkurriza”, ka sqaruar në post-scrittum e tij Deda, duke iu drejtuar me emër gazetarit të News 24, Bledian Kokës, i cili njihet për zërin kritik të çdo politike, në këndvështrimin e tij të padrejtë.

SHKARKO APP