Julian Sinanaj: Isha i dehur kur vrava biznesmenin A.Ç, ditën e varrimit kalova tek pallati

 e rëndon pozitën e këtij të pandehuri, duke e implikuar dhe përfshirë në thuajse të gjitha ngjarjet e rënda kriminale. Pavarësisht debateve të forta mes tyre, Julian Sinanaj pretendon se ka marrë nga E. porosinë e fundit për të ekzekutuar një biznesmen, dhe për këtë “punë” është paguar 35 mijë euro. Vrasjen e A. Ç., Sinanaj pretendon se e ka kryer në gjendje të dehur. Mandej, vijon rrëfimin me porosinë e fundit që mori për ekzekutimin e biznesmenit të radhës…
Pavarësisht se Sinanaj u ka dhënë prokurorëve emrat dhe mbiemrat e personave të përfshirë në ngjarje, “GSH” ka vendosur ta fshehë identitetin e tyre për dy arsye: 1. Nuk dëshiron të cënojë procesin gjyqësor. 2. Nuk dëshiron të shpallë publikisht fajtorë persona që drejtësia deri më sot, nuk i ka cilësuar si të tillë.

PERÇARJA
“Gjatë këtyre kohëve unë fillova të afroj pranë meje N. Gj., si dhe mbaja kontakte më të shpeshta me L., mekanikun që kishte servis. Këtë gjë e bëja për të mësuar mbi veprimet apo qëndrimet që E., mbante ndaj meje. Pra, nëpërmjet L., mundohesha të merrja informacionin që më duhej dhe të çoja te E., informacionin që më interesonte.
Ndërsa N. fillova ta mbaja nga pas, duke e mbajtur me lekë për ta pasur nën kontroll, sepse ishte e mundur që ai të përdorej ndaj meje. Kam për të sqaruar, se situata që unë kisha me E., nuk ishte e njëjtë me atë të G., kjo pasi G., në dijeni time, nuk kishte kuptuar për problemet që kisha unë me E. Gjatë këtyre kohëve më bëri përshtypje se ndaj meje filloj të afrohej X., i cili filloi të shoqërohej shpesh me mua, ku loznim dhe shah poshtë shtëpisë së tij, ku pranë meje qëndronte dhe N. Gj.. Deri në këto momente as X., as N. Gj., nuk kishin dijeni për vrasjen që unë po përgatisja ndaj J.M. Në këto ditë në dy raste unë jam takuar me M.M. dhe G.M. Takimi ynë është bërë po tek kafja “M…”. Ata në këto takime më kërkuan përse isha duke u vonuar, në një kohë që pagesën e kisha marrë si shpërblim. Iu kam treguar se gjatë këtyre kohëve unë isha zënë me E.M., ku dyshoja se ai ishte duke bashkëpunuar me J.M. kundër meje. Në këto takime G. më kërkoi se cila ishte arsyeja që Erioni deshi të më tradhtonte, ku unë i tregova për qëllimet që ai kishte ndaj G., për ta vrarë atë. Për këtë gjë, unë i paraqita si shembuj sjelljet e tij të çuditshme në shumë momente të tjera, ku ndërmjet tyre unë i tregova atij dhe për problemin e helmimit të tij, me portokalle ose ricin.
Për këto dyshime, unë i tregova atij që dijeni për to kishte edhe N. Gj., dhe mund ta verifikonte këtë gjë.
Pas këtyre dy takimeve, nga ana e G. më është kërkuar që unë të takohesha me të dhe me M.M., ku unë i kam kërkuar që ata të vinin e të më takonin te rruga “Transballkanike”, ku unë aty ndodhesha i shoqëruar së bashku me N. Gj..
Ata kanë ardhur që të dy me makinën e G., ku pasi jam takuar me ta, kam hyrë në një lokal bar-kafe, ku kemi qëndruar të tre, unë G. dhe M., dhe kemi biseduar për problemet që kishim deri në ato momente.
Iu kam kërkuar 3 mijë euro, sepse nuk kisha në ato momente, si dhe iu kam treguar për faktin se E., më kishte vjedhur motorin e dytë. Po ashtu i kam kërkuar që komunikimi ynë tani e mbrapa do të bëhej nëpërmjet e-mailit. Nga ana ime u krijua një adresë, e cila nuk më kujtohet, dhe në këtë adresë elektronike i linim mesazhe njëri-tjetrit në rubrikën e draftit. Këtë mënyrë komunikimi unë e kërkova për të qenë i sigurt, sepse gjatë gjithë kohës isha i shoqëruar me N. dhe nuk doja që G. të më telefononte në sy të tij. Me M.M. kam komunikuar nëpërmjet adresës elektronike në draft në disa raste. Komunikimet kujtoj se kanë qenë me përmbajtjen e vrasjes së J.M. Nga ana e M., më shkruhej se ‘çfarë bërë’, ‘pse po vonohesh’, se ‘J. e kam parë te dyqani i tij, ose tek Hipoteka’. Në lidhje me komunikimet me M.M., unë kam përdorur në shumicën e rasteve një internet-kafe që ndodhet në një kryqëzim të rrugës “Transballkanike”, 50 m afër Hipotekës, si dhe një internet-kafe që ndodhet në afërsi të lagjes ku unë jetoja në atë kohë. Për M.M. nuk kam dijeni se nga çfarë kompjuteri komunikonte me mua, por di se ai përdorte adresën që kisha krijuar unë, të cilën e përdornim të dy, duke lënë mesazhe në draft, pasuordin e së cilës e dinim që të dy.

SHKARKO APP