Julian Sinanaj: Më kërkuan të kërcënojë një politikan në Orikum me shpërthim, për lejet e ndërtimit
“Pasi E. më dha automatikun ‘Skorpions’, gjatë kohës që vinte te shtëpia, unë i kam kërkuar që ai të më jepte tokën që më kishte premtuar për vrasjen e Sokol Veizit. Nga ana e tij, u justifikua se për këtë gjë do të flas me G., sepse që të dy do të paguanin si shpërblim për vrasjen e kryer., raporton GSH.
Kujtoj se këto biseda zhvilloheshin diku nga fundi i muajit shtator ose fillimi i muajit tetor 2012. Gjatë kësaj kohe më lindi si ide të modifikoja dhe ndërtoja një pushkë snajper me silenciator.
Modifikimin e pushkës fillova ta bëja për t’u treguar atyre njëfarë presioni indirekt ndaj meje, që ata ta merrnin më seriozisht problemin e shpërblimit tim për vrasjen, ku edhe ata mund të kishin një fund të tillë nëse do t’më mashtronin.
Gjatë kësaj kohe, një muaj pas vrasjes së Sokol Veizit, unë kam blerë një pushkë njëzetëshe, të cilën ia mora një peshkatari. Këtë pushkë e kam blerë me një çmim prej 15.000 lekësh. Këtij personi nuk ia di emrin. Pastaj fillova të modifikoja pjesët e saj, ku në tornitor të ndryshëm në Vlorë, në mënyrë të pakuptueshme për ta kam modifikuar pjesë të ndryshme të armës. Kam bllokuar gypin e gazrave të armës, mbi pjesën e tytës, kam modifikuar shtratin e saj, në mënyrë që mbi të, të vendosja dylbi, ndërsa në pjesën e përparme të tytës kam bërë modifikimin dhe filetimin e pjesës së jashtme në mënyrë që të montoja silenciatorin. Pjesët i modifikoja të tornitorë të ndryshëm, në mënyrë që asnjëri prej tyre të mos mësonte se çfarë po ndërtoja unë.
Të gjitha këto modifikime dhe punime tornoje i kam bërë me ndihën e E. dhe N.. Nga ana e E. është urdhëruar N. që të kryente punimet në tornitorë të ndryshëm, ku nga ana ime ishte bërë skicimi i punimeve që kërkoja të bëheshin prej tyre. Pasi kam përfunduar modifikimin e armës, e kam testuar në pyllin e Sodës, ku kam konstatuar që silenciatori ishte efikas, ndërsa problemi i regjistrimit dylbive, ishin ende të pakolauduara mirë, sepse nuk kisha gjetur ende terrenin e duhur për ta modifikuar atë.
Pas përfundimit të armës snajper, nga ana ime iu kërkua përsëri borxhin që më kishte E., por ai vazhdonte më të mbante me shpresa se ato do t’mi jepte më vonë, së bashku me G.. Gjatë këtyre ditëve, që ishte muajit tetor-nëntor 2012 nga ana e E. mu kërkua që unë t’i prodhoja dy mina celulari. Në këtë rast ai kërkoi që këto dy mina, të ishin më të sigurta se mina e parë me rele. Për blerjen e tyre, ai më ofroi 10 mijë euro secila, ku fillimisht më ka dhënë 15 mijë euro dhe pasi ia kam dorëzuar më ka dhënë dhe 5 mijë euro. Për këto dy mina, E. nuk më tregoi se përse i kërkonte”, thuhet në dëshminë e vrasësit me pagesë.
Në të ai madje shprehet se i është kërkuar t’i bëjë presion psikologjik një politikani në Orikum për disa probleme ndërtimi. “Një shpërthim ose qëllo në ajër”, ishte kërkesa për të.
KOHA JONË SONDAZH

