Juncker përshëndet Bushatin si ushtar, i puth dorën…(FOTO)

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn u pritën pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm Bushati.

Më pas dy zyrtarët e lartë të KE, u drejtuan për në kryeministri ku u pritën nga Rama. Juncker dhe Hahn ishin të shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin, e cila është sulmuar shumë nga opozita.

Në Kryeministri kanë tërhequr vëmendjen dy veprime të Presidentit të Komisionit Europian, përshëndetja e Bushatit si ushtarak, ndërsa i ka puthur dorën ambasadores Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?