Jurgen Kurti: Babanë e lashë të plagosur, po dërgoja dajën në spital

Disa ditë pas tragjedisë në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një 50 vjeçar me thikë dhe të dyshuar për vrasje janë djali dhe kunati i tij, dalin dëshmi të reja.

Jurgen Kurti ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se të shtunën në mesnatë, nëna e kishte lajmëruar se babai kishte shkuar i dehur në banesë dhe kishte tentuar të hynte me forcë. Për këtë arsye, Shpresa Kurti kishte lajmëruar edhe vëllain e saj, Leonard Ristanin, të cilin e kishte vënë në dijeni për atë çfarë po ndodhte mes saj dhe të shoqit.

Në momentin kur e shoqja i hapi derën, ai tentoi ta godiste me thikë, por ndërhyri kunati me djalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Babai goditi dajën dy herë në trup dhe ai ra në tokë. Më pas u ngrit dhe u drejtua t’i merrte thikën babit nga dora. U përleshëm të dy me të. Nuk e di me saktësi se cili nga ne e goditi, pasi i morëm thikën nga dora, por e pashë që u plagos rëndë dhe u rrëzua. E kam lënë aty të plagosur rëndë, nuk e dija se ka vdekur dhe u nisa të dërgoj dajën me makinë në spital”, ka treguar në Polici Jurgen Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?