Jurgen Kurti: Ja si ndodhi vrasja e babait

Jurgen Kurti ka shpjeguar momentin e vrasjes së të atit, pas përplasjes mes tij dhe kunatit.

Ja çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë, në lidhje me atë që ka thënë Jurgen Kurti.

“I pyetur për këtë ngjarje, shtetasi Jurgen Kurti ka deklaruar se rreth orës 19:00 ka rënë dera e banesës së tyre dhe ka dëgjuar babain e tij Arturin të bërtiste, shante dhe ofendonte nënën e tij, por ata nuk e kanë hapur derën dhe ai ishte larguar nga banesa.

Pasi është larguar babai i tij nga banesa, nëna e tij ka njoftuar në telefon vëllain e saj (njëkohësisht dajën e tij), shtetasin Leonard Ristani, i cili ka mbërritur aty.

Në banesë në këtë moment ndodhej veç nënës, dajës edhe shoqja e nënës e quajtur K..

Në këtë moment ka marrë në telefon viktima dhe telefonin e ka ngitur Leonardi, të cilin ai e ka sharë dhe ofenduar.

Rreth 15 minuta pas kësaj telefonate ka rënë zilja e derës dhe për të hapur derën ka shkuar Leonardi.

Pasi ka hapur derën, i ati i tij Arturi ka filluar të shtyhej me Leonardin dhe në një moment, i ati i tij ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Leonardi është tërhequr për në brendësi të banesës, pasi ndodheshin te dera e jashtme.

Sipas tij, me këtë thikë, viktima po godiste Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe po godiste me këmbë për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë.

Në këtë moment ka parë që babai i tij ka ecur dy-tre hapa për nga dera e jashtme dhe i gjakosur në pjesën e kraharorit ka rënë në korridorin para derës së jashtme.

Ai më pas ka shoqëruar Leonardin për në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore”.

SHKARKO APP