Juristi: Anëtarët e KQZ rrezikojnë dy vjet burg me vendimin e sotëm

Avokati Altin Goxhaj deklaron se me aktin sotëm të shqyrtimit të një dekretit të Presidentit, anëtarët e KQZ-së kanë konsumuar shkelje ligjore që mund t’i çojnë në burg.

Në një postim në Facebook, Goxhaj shkruan: Denari dhe 3 denarët e tjerë mavi dënohen deri në 2 vjet burg sipas Nenit 246 “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” të Kodit Penal

Reagim nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm

Çfarë bëri Denari dhe e denarët e tjerë mavi të KQZ-së sot!

Sipas Kodit Penal dhe Kushtetutës, ata përvetësuan titullin dhe detyrat shtetërore të Gjykatësve dhe Gjykatës Kushtetuese duke e shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës së Gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese! Sipas Kodit Penal kjo përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kodi Penal

Neni 246

Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore

Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

SHKARKO APP