Juristi Hazizaj: Lënia e mandateve nga opozita, nuk bllokon reformën në drejtësi
Juristi Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, tha se lënia e mandateve nga opozita nuk bllokon reformën në drejtësi.
Pjesë nga biseda:
Hila: Kjo dalje nga sistemi e opozitës e bllokon reformën në drejtësi?
Hazizaj: Aspak, aspak. Sepse organet kryesore, nga KLP dhe tek organet e tjera janë krijuar. Nuk ka lidhje kjo gjë. Thelbi është se ndërkombëtarët duan të balancojnë mazhorancën me opozitën, që organet e reja të drejtësisë të godasin edhe majtas edhe djathtas.
KOHA JONË SONDAZH

