Juristi i spikatur: Këshilltarët e Metës, patriotë

Juristi i njohur Artan Manushaqe ka vlerësuar gjestin e Këshilltarëve të Presidentit Ilir Meta, të cilët dje pas vendimit të Komisionit të Venecias në mënyrë simbolike veshën bluza me logon e Venecias.
“Këta janë një pjesë e këshilltarëve të Presidentit Ilir Meta. Faleminderit për mbrojtjen dinjitoze të Kushtetutës dhe rendit juridik shqiptar në këto kohë të vështira të tradhtisë së madhe. Këta janë Patriotë që nuk kane lejuar deri më tani gremisjen juridike e Kushtetuese deri në fatalitet për të ardhmen e Shtetit Ligjor dhe Demokracisë në vend! Këshilltarët me bluzat e Venecias pas vendimeve të saj të njëpasnjëshme pro Presidentit pro Kombit! Faleminderit vajza, Faleminderit djema; Shqipëria nuk është vetëm.??”,- shkruan jursti Artan Manushaqe.

Në foto: Këshilltarët e Presidentit Ilir Meta kanë zgjedhur bluzat me nënshkrimin “Venecia” për të ironizuar mazhorancën për draft opinionin nga Komisioni për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici, zëdhënësi Tedi Blushi, Këshilltarja për Integrimin Evropian Ilda Zhulali, Këshilltari për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Bledar Dervishaj, si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë, Ketrin Treska janë fotografuar së bashku. Bledar Dervishaj ka publikuar fotot dhe shkruan “Qershori i dytë”.

SHKARKO APP