Juristi: Kryebashiaku Alla duhet shkarkuar menjëherë! Të nisin hetimet për kërcënimin e gazetarit

uristi i njohur Ferdinand Doja i ftuar sot në studio me Juli Xhokaxhi tha se video e publikuar në Abc News, ku shfaqet kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë është shumë e rëndë. Sipas tij, qeveria duhet ta kishte shkarkuar menjëherë Allën, ndërsa prokuroria të nisë hetimet për të zbuluar autorët që kanë kërcënuar gazetarin Artan Hoxha. Ndër të tjera, u shpreh se “disa kryetarë bashkish po veprojnë si rrugaçë, si kriminelë të sprovuar”.

Ferdinand Doja: Përdorimi i lëndëve narkotike nuk parashikohet si veper penale në Kodin Penal. Kjo është e dënueshme moralisht. Është një akt i paprecedent për një kryetar bashkie. Veper penale është kërcënimi që i është bërë gazetarit Artan Hoxha. Sot qeveria jonë duhet të kishte marrë masa për këtë kryetar bashkie. Nuk dua t’i jap ngjyra politike, por ai është qytetari i parë i atij qyteti. Çfarë morali jep ai tek të rinjtë, tek qytetarët e tij?! Një i zgjedhur nga qytetarët që konsumon lëndë narkotike në ambient publik duhet të ishte shkarkuar menjëherë.

Në Kodin Penal parashikohet dënimi për atë që përshtat ambientet e lokalit për të konsumuar lëndë narkotike, kurse vetë përdoruesi është i përjashtuar nga dënimi penal, por prapë këmbëngul se edhe pse nuk e kap ligji penal, ndaj tij duhet të kishte masë administrative. Nuk mundet ai të rrijë sot kryetar bashkie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sa i përket kërcënimit të gazetarit, kjo është shumë e rëndë dhe duhet të nisin hetimet. Nëse Kryetari i Bashkisë ka kërcënuar gazetarin për të mos nxjerrë videon duhet të shkojë në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?