Juristi Lazaj: Shkelja e KQZ-së mbi dekretin e Presidentit

Ish-anëtari i KQZ, juristi Artan Lazaj ishte i ftuar në ”A2 Cnn”, ku foli pozicionimin aktual të KQZ dhe situatën delikate në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Situata për zgjedhjet e 30 qershorit ka marrë një vendim që nuk duhet të kishte marrë por është finalizim i të gjitha shkeljeve dhe të gjithë situatës politike në Shqipëri. Sëmundja ka shpërthyer dhe duhet të shërohet patjetër nëse duam të mbajmë këtë sistem demokratik. Pasojat do të jenë ose do të kthehemi 20 vjet pas ose do të vijojmë rrugën drejt BE”, tha Lazaj.

Sa i përket zhdekretimit të zgjedhjeve, për ish-anëtarin e KQZ është vetëm Gjykata Kushtetuese institucioni që mund të shqyrtojë këtë vendim të Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkelja më e fundit e KQZ është qëndrimi mbi dekretin e Presidentit. I vetmi institucion që diskuton dekretin e presidentit është vetëm Gjykata Kushtetuese. KQZ nuk duhet të bëhet pjesë e lojës së përditshme politike. Unë kam mbajtur qëndrimin që Presidenti”, tha Lazaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?