Juristi Spahiu: Më 15 maj nuk ikën as Rama, as Berisha, as Meta, por ikën populli

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se një ditë pas zgjedhjeve, më 15 maj populli do të zhgënjehet përsëri. Për të Rama, Berisha dhe Meta do të jenë përsëri aty, ndërsa qytetarët do të ngelen pa shpresë për një të ardhme më të mirë politike.

“Më 15 maj nuk do të largohet as Edi Rama, as Ilir Meta, as Sali Berisha. Më 15 maj ata të tre do të jenë sërish aty. Më 15 maj nuk do të ikë asnjëri prej tyre, më 15 maj do të ikni ju.

Do të ikin qytetarët, do vazhdojnë të ikin drejt Rinasit për të braktisur Shqipërinë. Unë ndjej keqardhje që përsëri 15 maji do të jetë një zhgënjim, përsëri nuk do të ketë shpresë dhe asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e qyteteve të tyre apo në të ardhmen politike të Shqipërisë”,-tha në një intervistë për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP