Juristja shqiptare në Londër tërheq vëmendjen e kryeministrit Ramës: Doja një takim me ty…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ‘online’ ditën e sotme, me të rinjtë që i janë përgjigjur nismës së qeverisë “Gati për Shqipërinë”.
Të rinjtë, por jo vetëm, të diplomuar dhe profesionalizuar në vende të ndryshme të botës, shpalosën planet dhe vizionin e tyre. Ata dëshironin të kontribuonin në fusha të ndryshme.
Një juriste, e cila ishte diplomuar dhe punonte në Londër, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit, i cili i kërkoi të bënte një takim me të.
Blerina Xherai: Jam një juriste e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e BE, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kam punuar10 vitet e fundit në fushën e arbitrazhit, të investigimeve, detar dhe konverciale. Aktualisht punoj në Londër dhe kam fituar një eksperiencë që nga 2012 si në firmat ligjore sa i përket arbitrazhit ndërkombëtare por edhe në fushën akademike. Jam arbitre e dhomës së arbitrazhit të Kosovës. Jam edhe anëtare e bordit të rregullta të Hagës mbi arbitrazhin dhe të drejtat e njeriut, angazhimi im është në ta ardhmen në krijimin dhe reformimin apo përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e arbitrazhit, si dhe do të doja të jepja edhe kontribut të avokaturën e shtetit.’- tha ajo.
Edi Rama: Le i një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?
Blerina Xherai: Po, kam.