Ka 32 vende bosh, FBI-ja shqiptare hap garën për hetues

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës ka certifikuar 28 kandidatë, të cilët i kanë kaluar kushtet e sigurisë për t’u bërë pjesë e garës për Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 37 kandidatë, 9 prej tyre janë skualifikuar, megjithatë vendet për t’u plotësuar në FBI-në shqiptare janë 32, ndaj gara pritet që të risnisë me emra të tjerë.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë: 28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë. 9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë. Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në ëebsite -in e BKH-së. Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

SHKARKO APP