Ka borxhe, përjashtohet nga Eurovizioni

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka përjashtuar nga Eurovizioni Rumaninë për shkak të borxheve që ka televizioni që e transmeton. EBU i cili  organizon garën, ka thënë se transmetuesi publik rumun (TVR) ka 16.3 milionë dollarë borxhe.

EBU ka thënë se ka kërkuar nga Rumania që të paguajë borxhin deri më 20 prill.

“Borxhi i vazhdueshëm i TVR-së rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vetë EBU-së”, ka thënë organizata.

Ovidiu Anton është dashur të prezantojë Rumaninë në garën e këngës në Stokholm, më 12 maj, por kënga tani ka dalë nga konkurrenca.

SHKARKO APP